Zelensky nënshkruan paktin e sigurisë me BE-në

Mos i humb

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi sot një pakt sigurie me Bashkimin Evropian gjatë një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel.

Zelensky nënshkroi marrëveshjen në një ceremoni së bashku me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Marrëveshja midis BE-së dhe Ukrainës u hartua pas disa muajsh bisedimesh midis 27 vendeve anëtare të BE-së – për të arritur paktin për të mbështetur sigurinë afatgjatë të vendit.

Gjithashtu marrëveshja përfshin planet e reja për një bashkëpunim më të ngushtë midis industrisë së mbrojtjes në Ukrainë dhe BE, një procedurë e re konsultimi për krizën BE-Ukrainë –  pjesë e paktit.

Nëse Rusia sulmon Ukrainën sërish pas pushtimit aktual, ose përdor armë bërthamore gjatë luftës në vazhdim, BE-ja dhe Ukraina duhet të mbajnë konsultime urgjente brenda 24 orëve me kërkesë të secilës palë për të diskutuar mbështetjen e mundshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit