Zelensky: Nëse Berlini kërkon të na japë tanke “Leopard”, atëherë çfarë pret?

Mos i humb

Presioni mbi Gjermaninë po rritet për të furnizuar Ukrainën me tanke luftarake, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kritikuar hezitimin e Berlinit për t’i ofruar Kievit armë më të fuqishme.

“Ju jeni njerëz të rritur. Jeni të mirëpritur të flisni kështu për 6 muaj të tjerë, por njerëzit po vdesin në vendin tonë, çdo ditë”, tha Zelensky për ARD.

“Me një gjuhë të thjeshtë, a mund të na jepni tanke “Leopard” apo jo? Atëherë na i jepni, çfarë prisni?”, tha Zelensky duke i bërë thirrje Berlinit.

“Nuk është se ne po sulmojmë, nëse dikush është i shqetësuar për këtë. Tanket ‘Leopard’ nuk do të kalojnë nëpër Rusi. Ne po mbrohemi”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, Zelensky theksoi mirënjohjen e Kievit për Berlinin lidhur me ofrimin e ndihmës ushtarake deri më tani.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka hezituar të marrë një vendim, duke thënë se ai duhej të ndërmerrte të njëjtat hapa me aleatët e NATO-s.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit