Zelensky përgëzon Macron për fitoren: Do ecim së bashku drejt fitoreve të reja

Mos i humb

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka uruar homologun Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij në krye te shtetit francez.

Në një postim në Twitter, Zelensky e quajti Macron një “mik të vërtetë” të Ukrainës, duke shtuar: “I uroj atij sukses të mëtejshëm për të mirën e njerëzve”.

“Unë e vlerësoj mbështetjen e tij dhe jam i bindur se ne po ecim përpara së bashku drejt fitoreve të reja të përbashkëta. Drejt një Evropë të fortë dhe të bashkuar!”, shkroi Zelensky.

Macron dje u bë presidenti i parë francez në 20 vjet që fitoi një mandat të dytë pasi mundi sfiduesen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit