Zelensky: Sanksionet kundër Rusisë derisa të arrihet paqja

Mos i humb

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se sanksionet kundër Rusisë duhet të vazhdojnë derisa të arrihet paqja.

Në një fjalim në Konferencën e Strategjisë Evropiane në rajonin Yalta, Zelensky deklaroi se lufta në lindje të Ukrainës duhet të përfundojë. “Mënyra e vetme për ta bërë këtë është diplomacia dhe arma e saj më e fuqishme, sanksionet”, tha ai.

“Në Perëndim, disa po flasin për heqjen e sanksioneve sepse kanë humbur para. Ndërkohë që Ukraina po humbasë njerëzit e saj. Sanksionet kundër Rusisë duhet të vazhdojnë derisa të arrihet paqja”, tha Zelensky.

Në Donbas nuk duam të përjetojmë skenarin e Abkhazisë dhe Transnistrisë

Pasi ka njoftuar se forcat paqeruajtëse duhet të jenë në kufirin me Ukrainën dhe Rusinë, Zelensky tha “Unë jam i kujdesshëm në lidhje me këtë çështje. Unë nuk dua që skenari i Abkhazisë dhe Transnistrisë të ndodhë në Donbas”.

“Presim që deri në fund të shtatorit të zhvillohet samiti i liderëve të kuartetit të Normandisë (Gjermani, Francë, Rusi, Ukrainë)”, tha Zelensky duke shtuar se ata po përgatisin lista të reja për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit