Zelensky, thirrje banorëve në zonat e pushtuara të Ukrainës: Na ndihmoni të shkatërrojmë pushtuesit

Mos i humb

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po u bën thirrje banorëve të zonave të kontrolluara nga Rusia, të cilët janë rekrutuar në ushtrinë ruse të “sabotojnë çdo aktivitet të armikut”, shkruan BBC.

“Bëni gjënë kryesore – shpëtoni jetën tuaj dhe na ndihmoni të dobësojmë dhe shkatërrojmë pushtuesit,” tha ai në postim në Telegram.

“Fshihuni nga mobilizimi rus me çdo mjet.

Shmangni letrat e rekrutimit. Mundohuni të shkoni në territorin e lirë të Ukrainës.

“Por nëse tashmë bëheni pjesë e ushtrisë ruse, atëherë sabotoni çdo aktivitet të armikut, pengoni çdo operacion rus, na jepni çdo informacion të rëndësishëm për pushtuesit – bazat e tyre, selitë, magazinat me municione.

“Dhe në rastin e pare që do të keni, kaloni në pozicionet tona. Bëni gjithçka për të shpëtuar jetën tuaj dhe për të ndihmuar në çlirimin e Ukrainës.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit