Zëvendëskryeministri Hoxhaj i bënë ”për pesë pare” përfaqësuesit e Komisionit për Demarkacionin

Mos i humb

Kryesuesi i Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka raportuar para qeverisë për të gjeturat e këtij komisioni në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Bulliqi ka thënë se ish-komisioni ka shënjuar vijën kufitare bazuar në dy variante: në hartën topografike me kufijtë administrativ dhe në zonat kadastrale.

“Ish komisioni e ka pranuar si të mirëqenë se mbulimi me kadastër i takon palës malazeze. Nga të dhënat e siguruara se kontrolli efektiv i institucioneve tona ka ekzistuar pa ndërprerë që nga viti 1945 me vurjen e kufirit administrativ”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka thënë se ish-komisioni nuk u ka kushtuar vëmendje hartave zyrtare. Bulliqi ka theksuar se Komisioni i udhëhequr nga ai, ka konstatuar se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Krahinës Autonome të ish-Jugosllavisë.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka kritikuar raportin e komisionit për shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi. “Dëgjova shumë vlerësime të përgjithshme por jo ndonjë fakt apo dëshmi konkrete. Nuk ishit konkret, nuk pash ndonjë qartësi të re”, ka thënë Hoxhaj.

Ai theksoi se “kur temat janë komplekse, politika dhe komisionet duhet ti thjeshtësojnë ndërkaq ju sot e keni komplikuar edhe më shumë”.

Hoxhaj tutje pyeti anëtarët e komisionit se: “më thoni se kur kullotat dhe mirëmbajtja e rrugës janë përdorur si argumente për caktimin e ndonjë kufiri”. Hoxhaj shtoi se si qeveri do ta dërgojnë këtë raport në Kuvend të Kosovës, duke shtuar se ka pritur gjetje të reja konkrete.

“Ne si Qeveri do ta dërgojmë këtë raport në Kuvendin e Kosovës. Por kam pritur gjetje të reja konkrete. E kam përshtypjen se sot nuk na keni ofrua fakte. Unë sot dal prej kësaj mbledhje të Qeverisë me një qartësi më të vogël se sa ajo që kam pritë”, tha Hoxhaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit