
“Pozitivisht mund të themi se votimi u zhvillua në një situatë përgjithësisht të paqtë. Ne pamë prova se zgjedhësit u ndodhën nën presion nga të gjitha palët politike…” Trysnia me të cilën u gjenden qytetarët nga të gjitha partitë politike ishte promblematika e parë e renditur në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Trysni që kulmoi pikerisht atë ditë.
Në lokalin përballë shkollës ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, pa nderpreje militantët e partive kanë dokumetuar çdo zhvillim gjatë ditës së zgjedhjeve.
Disa prej tyre shprehen:
“Të gjitha janë të monitoruara, të gjitha janë te regjstruara, të gjithë personat që kanë hyrë brenda…”
“Ne i kemi të gjitha me fakte, sa veta kanë votuar, edhe sa vetë janë futur dhe kanë votuar nga 3-4 herë. Kemi parë punonjës amdinistrate dhe Gardën e Shqipërisë, punonjësit e gardës, shoferat e gardës, duke bërë presion duke i marrë njerëzit me makina, jo një herë por me 10 herë. E kemi monitoruar komplet, ne e dime kush ka votuar, sa kanë votuar, filmimet do ia çojmë partisë, selisë tonë.”
Kjo ka ndodhur sa herë ka pasur zgjedhje në Shqiperi, por kësaj radhe trysnia ishte më e lartë pasi vota pothuajse pa alternativë i ekspozoi në një farë mënyrë të gjithë qytetarët, duke u identifikuar haptasi si mbështetës të njëres, apo tjetrës force politike. Një problematike mjaft e fortë që lidhet me fshehtësinë e votës, parim themelor ky në shtetet demokratike./Top Channel/


