Zgjedhja e Presidentit të ri/ Balla e ftoi në orën 18:00 në takim, ja si përgjigjet Alibeaj

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj tha se nuk do të ishte i pranishëm sot në orën 18:00 në takimin ku e ka ftuar Taulant Balla për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ai tha se ishte i gatshëm të diskutohej në atë mbledhje.

“Unë Isha i gatshëm që tani. E patë apo jo? Ata ikën. Këtë histori që jam i gatshëm por sjam i gatshëm, këto jo.

A kishte më mirë se aty në konferencë kryetarësh?

Publiku po e ndiqte.

Këto janë spërdredhje që bën maxhoranca, për të shtyrë ditët, për të trazuar ujërat te opozita”, tha Alibeaj.

Sipas tij “Unë nuk merrem me lojëra, unë jam serioz me ju dhe gjithë shqiptarët. E kanë të shkruar, të japin një përgjigje. Ta modifikojnë. Ai document thotë se është i hapur për çfarëdo lloj pasurimi, shtese, ndryshimi. Por jo në dhoma të errëta, në sytë e shqiptarëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit