Ambasadori Gjerman Peter Zingraf ka takuar sot Prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela.
Në një njoftim në Facbook, ambasada thotë se Zingraf e përgëzoi Çelën për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.
Ambasada Gjermane Tiranë shkruan se ambasadori gjatë takimit u shpreh:
“Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen.
Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme.”