Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi takon kreun e BE-së, Luigi Soreca. Ja për çfarë diskutuan

Mos i humb

Pas takimit me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është takuar sot edhe me ambasadorin e BE-së, në vnedin tonë Luigi Soreca.

Temën e takimit mes tyre e ka bërë të ditur për mediat vetë Soreca përmes një postimi në Twitter.

Ai thotë se kanë diskutuar për identifikimin biometrik të votuesve, zgjatjen e afatit të përdorimit të letërtnjoftimeve, votën e diasporës dhe votimin e numërimin elektronik.

Një tjetër temë e diskutuar mes tyre ishte edhe dekriminalizimi.

“Takim i shkëlqyeshëm përsëri sot me kreun e KQZ @ICelibashi.

Ne diskutuam mbi përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit: Identifikimi biometrik i votuesve, zgjatja e letërnjoftimeve, votimi i diasporës, votimi elektronik/numërimi dhe dekriminalizimi”,- shprehet Soreca.

foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit