“Zgjedhjet e 25 prillit, mbështetje e të vërtetave të mëdha”, Vasili: Shpopullimi i vendit, fakt që s’e luan topi

Mos i humb

10 gjëra të mahnitshme që nuk do të besoni se ekzistojnë në të vërtetë

Natyra është e bukur dhe e mahnitshme. Ka krijuar mrekulli që është e vështirë të besohet se ekzistojnë në të vërtetë. Në...

Parashikimi i FMN për ekonominë, Meta: Tepër shqetësues, do të thellohet papunësia dhe varfëria në vend

Presidenti Ilir Meta reagon pas parashkimit të FMN për ekonominë shqiptare, ku thuhej se do të bëjë hapa pas, si dhe të...

Berat/ Të shpallur në kërkim për vjedhje dhe vetëgjyqësi, arrestohen 3 persona

3 persona të shpallur në kërkim janë arrestuar gjatë kësaj të marteje (20.10.2020) nga Policia e Beratit. Këta 3...

Zgjedhjet në SHBA/ Trump akuza kundërshtarit, Biden premton më shumë mbështetje për Shqipërinë e Kosovën

Bëhet akoma më e ethshme gara presidenciale në SHBA. Dy kandidatë, presidenti aktual Donald Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden kanë vijuar...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se krimi i rilindjes duhet të ndëshkohet rreptë.

Përmes një reagimi, Vasili pohoi se shpopullimi i Shqipërisë tashmë është një fakt.

“Dita e 25 prillit është mbështetja e të vërtetave të mëdha, mbrojtja e Shqipërisë që shkretohet nga njerëzit dhe nga pasuria, ndëshkimi pa asnjë hezitim i zaptuesve më të këqij të pushtetit të Shqipërisë, më të zinj që i kanë sjellë të këqijat më të mëdha që kurrkush nuk do ti imagjinonte dot. Pra 25 prilli është të mbrojmë veten dhe atdheun tonë me familjen tonë.”, tha Vasili.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI
Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Shpopullimi i Shqipërisë tashmë është një fakt që nuk e luan topi.
Është absolutisht një fakt tragjik shumë i dhimbshëm, para të cilit çdo lloj reagimi dhe më i forti që mund të ishte plotësisht i justifikuar.
Tu referohemi fakteve dhe shifrave në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kuptojnë të vërtetat siç janë. Popullsia e Shqipërisë pakësohet për shkak të qeverisjes së keqe, shpërdorimi i pushteteve e të tjera në shifra katastrofike.
Në periudhën 2012-2013 në Shqipëri lindnin afërsisht 35 mijë e 500 foshnje, ndërsa sot sipas të dhënave të vetë INSTAT të vetë qeverisë lindin rreth 28 mijë foshnje, pra një rënie vjetore prej 20%. Pra 20% është rënia. Ndërkohë një tjetër e dhënë katastrofike është vdekshmëria foshnjore, e cila është rritur me 26%, kushdo qytetarë që na ndjek do të mendonte në mënyrë logjike, janë pakësuar lindjet e natyrshëm vetëm duke mbajtur ata tregues që gjetën nga 2012-2013, ku në mënyrë historike, vdekshmëria foshnjore amtare ishin 1 shifrore si asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë. Pra vetëm duke ruajtur ato shifra, natyrshëm e me pak fjalë me pakësimin e lindjeve do të pakësohej dhe do të ulej dhe më vdekshmëria foshnjore. Me qeverisjen e çmendur dhe të korruptuar deri në palcë të rilindjes, ndodh e kundërta, lindjet pakësohen dhe vdekshmërinë foshnjore rriten, shifra është katastrofike 26%, ulen 20% lindjet dhe rriten 26% vdekshmëria foshnjore, kjo do të thotë që dhe kujdesi më bazik shëndetësor nuk ekziston, nuk ka para, ku ti gjejmë paratë, se paratë do të shkojnë për inceneratorët fantazmë që nuk ekzistojnë kurrë, që janë thjesht dhe për të grabitur qindra miliona euro, pavarësisht se duan të na i shesin si ambiente me kaprollë dhe me të gjitha kafshët më interesante të globit janë thjeshtë dhe vetëm histori korruptive e jashtë zakonshme, e turpshme e cila e ka venë drejtësinë shqiptarë para një prove të ekzistencës së saj. Gjithashtu PPP koncesione pa fund u dha në shëndetësi dhe çfarë prodhuan. Në vend të prodhonin rritje të shërbimeve shëndetësore siç pretenduan hajdutët e pushtetit, prodhuan përkundrazi përkeqësim sepse edhe PPP të jepen me qindra miliona, edhe vdekshmëria foshnjore rritet në vend që të ulet. Cili është ai shqiptar që nuk e kupton dhe nuk e beson. Pra është shumë e qartë, ka vetëm një skenar të nderuar qytetarë dhe qytetare, dhe këtu duhet të jeni më të vëmendshëm se kurrë, shpopullimi i këtij vendi.

Shqiptarët me identitet, krenar kanë të drejtën e zotit, të drejtën e ligjit ti kërkojnë të gjithë të drejtat e tyre, të protestojnë edhe të reagojnë. Prandaj këta shqiptarë nuk i duhen Edi Ramës dhe rilindjes, i duhen të jenë disa njerëz të tjerë, disa skllevër të punës që mund të vijnë nga larg, mund të vijnë nga Siria nga lloj lloj ambientesh që janë pa gojë, pa sy, pa të drejta në mënyrë që oligarkët dhe qeveria të dy bashkë të mbushin xhepat plotë, pa çka se shkretëtohen Shqipëria nga shqiptarët dhe shkombëtarizohet ky vend gjë që nuk ndodhi për mijëra vjet në tallazet më të rënda dhe më të egra të historisë e më të rënda të historisë. Shpopullimi është projekti më i zi që Edi Rama dhe rilindja kanë në shërbim, duke u vënë në pjatë të argjendë shqiptarëve më të zinjtë dhe më të këqijtë armiqtë të Shqipërisë, të cilët nuk do ta donin kurrë një Shqipëri të fortë me shqiptarë me identitet, shqiptarë që jetojnë mirë dhe në mënyrë të begatë. Shifrat e këtij shpopullimi janë që nga momenti që shqiptarët lindin dhe qindra e mijëra të tjerë që përzihen përditë, kur dimë shumë mirë që 500 mijë shqiptarë në një shtet me 2 milionë e 800 mijë e kanë lënë vendin. Pra ka vetëm një ditë, një qëndresë, pa kthim, të paepur, duhet të largohen këta armiq. E kam thënë dhe dje të nderuar qytetarë, këta maskarenj antikombëtar të vendit të tyre, që duan vetëm shpopullimin dhe shkombëtarizimin vetëm për të mbushur xhepat e tyre.

Të dhënat janë tronditëse, janë fakt. Asnjë qytetar nuk mund të thotë dhe nuk mund të pretendojë se nuk i njeh dhe nuk i di më këto të vërteta. Dita e 25 prillit është mbështetja e të vërtetave të mëdha, mbrojtja e Shqipërisë që shkretohet nga njerëzit dhe nga pasuria, ndëshkimi pa asnjë hezitim i zaptuesve më të këqij të pushtetit të Shqipërisë, më të zinj që i kanë sjellë të këqijat më të mëdha që kurrkush nuk do ti imagjinonte dot. Pra 25 prilli është të mbrojmë veten dhe atdheun tonë me familjen tonë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rikthehet “Përbindëshi i Detit Kaspik”

Në brigjet perëndimore të Detit Kaspik shfaqet një relikt që ngjan me një përbindësh gjigant uji. Është e vështirë të imagjinosh që...

Mitsotakis: Jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pë kufijtë detarë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia, kryeministri grek...

Frikë nga mbyllja? Rriten shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektantët në Gjermani

Rriten sërish shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektuesit në Gjermani. Kështu ka deklaruar zyra e Statistikave, teksa shteti me ekonominë më të...

Policia Rrugore me Lamborghini Huracàn: Padova-Romë në tre orë!

Policët Rrugorë në Sant’Agata Bolognese kanë transportuar një veshkë nga Padova në Rome për 3 orë, gjatësi e cila zakonisht përshkohet për 5...

I frikshëm apo i mahnitshëm? Pamjet e hotelit më të veçantë

Nëse po kërkoni një vend pranë detit, dhe larg njerëzve, atëherë ky hotel në Suedi është i duhuri për ju.