Borrell në vetizolim, kontakt me një të infektuar me Covid-19

Mos i humb

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Joseph Borrell, është futur në vetë izolim, pasi ka qenë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Borrell ka deklaruar se do të qëndrojë në karantinë derisa të marrë përgjigjen e tamponit.

“U informova këtë pasdite se një anëtar i delegacionit që po udhëtonte me mua dhe Janez Lenarqiqin në Etiopi javën e kaluar ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Unë kam rezultuar negativ në kthimin tim të dielën.

Jam vet izoluar në përputhje me rregullat dhe po pres testimin e dytë”- shkruan Borrell në postimin e tij në twitter. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit