Zgjedhjet e 30 qershorit, s’ka emra kandidatësh nga Kryesia e PS

Mos i humb

Mbledhja e Kryesisë së Partisë  Socialiste është mbyllur pa emra kandidatësh për kryetarë bashkie. Kryesia është mbledhur sot në orën 18:00 dhe mbledhja  ka zgjaturrreth 90 minuta. Ndonëse pritej që në fund të bëheshin publikë emra kandidatësh, burime nga PS pohuan se do të vendosen në mbledhjen e ardhshme.

Burime pranë PS-së thanë  se një pjesë e listës së kandidatëve është mbyllur dhe pret vetëm vulën përfundimtare nga lidershipi i partisë. Po ashtu, burimet bëjnë me dije se parashikohet që mbi 20 kryebashkiakë aktualë të rikandidojnë.

Ndërkohë në garën e 30 qershorit socialistët do të kandidojë me dy prefektët në detyrë në bashkitë e Elbasanit dhe Shkodrës, përkatësisht Gledian Llatja dhe Valdrin Pjetri. Socialistët kanë vendosur që në përballjen elektorale t’u besojnë kandidimin 6 deputetëve, të cilët pas zyrtarizimit ligjor do të duhet të dorëzojnë mandatin e ligjvënësit.

Kryesia e PS-së mësohet se do të pasohet me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që mendohet të zhvillohet të premten më datë 10 Maj. PS shqyrton kandidaturat e saj pak ditë para afatit ligjor, 13 Maj, të depozitimit të listave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Socialiste është e përqendruar në zgjedhjet lokale, pavarësisht se partitë kryesore opozitare nuk do të jenë pjesë e garës politike, pasi nuk janë regjistruar në KQZ dhe kanë deklaruar se do pamundësojnë zgjedhjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit