Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ hedh shortin për anëtarin e 7-të në KZAZ, ja si ndahet mes PS dhe PD

Mos i humb

Është hedhur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shorti për caktimin e anëtarit të shtatë të KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki në vend.

Sipas shortit, në Bashkinë e Vorës, PD do të ketë në KZAZ-në me numër 26 edhe anëtarin e shtatë, pra në total tre anëtarë sa edhe mazhoranca socialiste.

Gjatë shortit, rezultoi se Partia Demokratike do të zgjidhte anëtarin e shtatë në KZAZ-në me numër çift.

“Nga shorti del KZAZ me numër cift, që do të thotë se PD ka të drejtë të propozojë anëtarin e shtatë në KZAZ çift, tek KZAZ nr. 26 Bashkia Vorë.

Ndërsa në dy bashkitë e tjera, Bashkia Dibër KZAZ 19 dhe Bashkia Rrogozhinë KZAZ 43, anëtari i shtatë do propozohet nga PS”, tha sekretari i KQZ.

Më herët KQZ miratoi projekt vendimin që PS të ketë në KZAZ, 3 anëtarë, PD dy anëtarë dhe LSI 1 anëtar, për zgjedhjet vendore të 6 marsit në gjashtë bashki.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit