Mali i Zi të dielën e 11 qershorit do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhje që mbahen pasi qeveria e drejtuar nga Dritan Abazoviç u rrëzua me mocion mosbesimi në kuvend vjeshtën e kaluar, pas dy vitesh ne pushtet.
Në zgjedhjet priten që të marrin pjesë 15 parti politike, koalicione dhe aleanca do të konkurrojnë për 81 vende në parlament.
Përfaqësuesit e partive shqiptare ai i Forumit Shqiptar Nik Gjeloshaj dhe drejtuesi i Aleancës Shqiptare, Genci Nimanbengu mbylljen e fushatës e kanë bërë në qytete të ndryshme duke treguar edhe ndarjen e shqiptarëve.
Ndërkohë pritet që në Mal të Zi të fitojnë vend dy deputetë.
Edhe në këto zgjedhje pritet që të ketë ndryshime të mëdha.
Sipas sondazheve të fundit është një udhëheqje e Partisë Evropa Tani e pasuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e ish presidentit.
Beteja më e madhe bëhet mes këtyre dy partive, por duket se koalicioni është mënyra e vetme që të formohet qeveria e Malit të Zi, Ura e Abazoviç pritet që të fitojë diku 4.4% të votave.


