Zgjedhjet e pjesshme, Rama: Asnjë shans të dytë për personat që i ka kapur dekriminalizimi. PD për t’i qarë hallin

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS. Ai ka thënë se më shumë se sa te zgjedhjet, është i faksuar te Këshillimi me qytetarët, që është një nismë që kërkon ta bëjë traditë.

Rama u tregua i prerë ku tha se s’ka mundësi të dyta për personat që i ka kapur dekriminalizimi. Ndërsa për PD, ai tha se nuk ka çfarë komenton, sepse sipas tij “janë për t’i qarë hallin”.

A do të ektë shanse të dyta për personat që i ka kapur dekriminalizimi?

Rama: Shanset e dyta mund ti japim njëri-tjetrit kur jemi miq e kur miqësia lëndohet dhe shanset e dyta i jep më pas Zoti, dnërsa PS nuk i jep mundësi të dyta askujt të atyre që kanë gënjyer qytetarët për një aspekt kaq të rëndësishëm. Nuk ka shanse të dyta për askënd.

A do të merrni masa ndaj gulenistëve në Shqipëri?

Rama: Nuk i kemi asnjë borxh Erdogan sikundër as Erdogan s’na ka ne asnjë borsxh. Mes miqsh dhe me një miqësi vëllazërore nuk ka borxhe, të jeni të qartë.

A do të bëni parashikim për bashkitë që do të fitoni?

Rama: Ne jemi PS, jemi kampionët që gjithmonë hyjnë për të fituar dhe nuk kanë rezultat tjetër veç fitores. Këto janë zgjedhje vendore, nuk do të bëjmë luftë për jetë a vdekje, për një betejë që do të mbulojë ekranet nga mëngjesi deri në darkë. Do të fokusohem te këshillimi kombëtar. Do të bëjmë detyrat tona sipas kalendarit të organizimit për të qenë të pranishëm në këto komunitetet, por nuk jemi në kushtet ku është e nevojshme të bëjmë parashikime të kësaj natyre, ato ishin të arsyeshme nga analiza të thella që ne bëjmë.

A do të kërkojë PS aleanca, si rasti i Shkodrës?

Rama: Dihet që jemi në aleancë me qytetarët. Këshillimi kombëtar është për të shtrirë këtë aleancë. këshilli kombëtar nuk është një proces regjistrimi, por ndërveprimi mes një qeverie dhe meje që duam të jemi këtë mandat të tretë pranë gjithëve pa përjashtim dhe qytetarët që do e votojnë apo jo. Në këtë sens, do të shkojmë në këto zgjedhje me të njëjtën frymë. Do të kërkojmë vota nga qytetarët.

A do i lini fushë të lirë opozitës?

Rama: Unë jam më i angazhuar se e kem mendjen te këshillimi kombëtar, sepse është hera e parë që pjesa e parë. Ta gjykojmë nismën në bazë të produktit që jep. Sa i përket këtyre zgjedhjeve ne jemi PS, ne jemi njëshat, kështu që njëshat nuk hyjnë për të bërë dysh sepse i bie të përkulet, por këto janë zgjedhje që kanë rëndësinë e tyre. Kanë patjetër nga ana jonë si objektiv fitoren. Sa i përket opozitës, nuk do të doja të merresha. Opozita është në një proces agonie me dy kufoma. Kështu që është për të qarë halli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit