
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur një konferencë për mediat ku me këtë rast ka prezantuar rezultatet e sondazhit me opinionin publik lidhur më çështjet aktuale politike në vend.
Sipas Eugen Cakollit nga (KDI), qëllimi i këtij hulumtimi është evidentimi i votave të vlefshme si dhe tejkalimin dhe parregullsit në sistemin zgjedhor.
Sipas këtij sondazhi ka dal se 72% e qytetarëve janë të pakënaqyr me punën e qeverisë ndërsa 25% janë të kënaqur dhe mendojnë së qeveria është duke punuar mirë. Ndërsa të pyetur në atë se për cilën parti politike do të votonin nëse të dielen do të mbahen zgjedhjet 23% prej tyre kanë thënë se do të votojnë për LDK, 18% do të votonin për PDK, 17.6 për AAK për LVV do të vonin 8.11 ndërsa për listen serbe do të votonin 4.1 %.
Sa i përket pyetjes se me cilën parti do të preferonit të bëhej koalicioni ndërmjet, 27% ishin të mendimit se LDK të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje ndërsa 60% kundër koalicionit me PDK, ndërkaq 25% e qytetarëve ishin të mendimit së PDK duhet të bëjë koalicion me PSD ndërsa 86 % janë kundër koalicionit me Vetëvendosjen.
Anketa është realizuar më 1200 qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës nga data 25 gusht nga mosha 18 vjeçare nga Institute Demokratike i Kosovës (KDI). /Kosova Post/


