“Zgjedhjet i dhanë mesazh Perëndimit se Erdogan është lider i fuqishëm”

Mos i humb

 

 

Politologia në Qendrën e Studimeve Ndërkombëtare pranë Universitetit Sciences Po në Francë, Jana Jabbour, thotë se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i dha Perëndimit mesazhin se është lider i fuqishëm përmes suksesit të arritur në zgjedhje më 24 qershor.

Jabbour, autorja e librit “Turqia: Lindja e një diplomacie ndryshe”, duke folur për Anadolu Agency (AA) në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në turqi, tha se Erdoğan ka arritur të bëhet lider popullor dhe i dashur nga ana e popullit.

Duke folur për pretendimet e shteteve perëndimore dhe opozitës për mashtrim zgjedhor, Jabbour thekson se në zgjedhje ku pjesëmarrja e votuesve është e madhe, rezultatet nuk mund të ndikohen.

Sipas saj, Erdoğan nga këto zgjedhje ka dalë edhe më i fuqshëm në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Në aspektin kombëtar, zgjedhjet treguan se Erdoğan është person që mendon interesat e vendit, sepse Erdoğan mori 52,5 për qind të votave përballë pesë kandidatëve. Kjo është me rëndësi. Ndërkaq, në aspektin ndërkombëtar, shteteve perëndimore që u përpoqën ta shfaqnin Erdoğanin të dobët në vendin e vet dhe që thonin se zgjedhjet do të shkonin në raundin e dytë, zgjedhjet ua dhanë mesazhin se Erdoğan është lider i fuqishëm”, vlerëson Jabbour.

Duke folur për të ardhmen e marrëdhënieve të Turqisë me Perëndimin pas rizgjedhjes së Erdoğanit për president, Jabbour shprehet se ashtu si në të kaluarën, synimi i Erdoğanit do të jetë që Turqia të konsiderohet aleat i barabartë nga shtetet perëndimore dhe, në rast të mosrealizimit të kësaj, Turqia mund të afrohet në mënyrë taktike me Rusinë dhe Iranin.

Jabbour është e mendimit se Turqia Perëndimit do t’i japë mesazhin se “ka një alternativë dhe nuk ka nevojë për të”.

Ajo po ashtu tha se mendon që në shumë vende të Evropës dhe te shumë liderë ekziston sentiment anti-Turqisë.

“Evropianët nuk e dëshiruan fitoren e Recep Tayyip Erdoğanit sepse ai është lider që sfidon fuqitë dominuese dhe të mëdha”, vlerëson Jabbour.

“Perëndimi dhe Evropa janë të detyruar ta pranojnë realitetin se Erdoğan është rizgjedhur dhe të bashkëpunojnë me të në fusha si lufta kundër terrorizmit dhe refugjatët. Ata nuk janë të kënaqur nga rizgjedhja e Erdoğanit, por janë të detyruar të punojnë me të”, shton politologia Jabbour.

Ajo thekson se media perëndimore, e posaçërisht shtypi francez, ka zhvilluar fushatë kundër Erdoğanit, por shton se kjo fushatë ka prodhuar efekt të kundërt.

Sipas saj, kjo fushatë ka ndikuar që shumica e turqve që jetojnë jashtë vendit ta votojnë Erdoğanin dhe AK Partinë.

Marrëdhëniet Turqi-Francë

Duke folur për marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë, Jabbour thotë se nga takimi me presidentin Erdoğan në Pallatin Elysee në muajin janar është kuptuar se presidenti francez Emmanuel Macron e pranon Turqinë si aleat i barabartë, por megjithëse Macron mund të dëshirojë t’i zhvillojë tutje marrëdhëniet me këtë vend, kjo gjë pengohet nga politikat e Bashkimit Evropian, veçanërisht të Gjermanisë.

Jabbour vlerëson se Franca duhet të vazhdojë t’i zhvillojë marrëdhnëiet me Turqinë, pasi siç thotë, kjo gjë do të jetë në të mirë të dy vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit