Zgjedhjet në 6 bashki, Rama jep ‘porositë’ e fundit

Mos i humb

TIRANE- Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD u ndal edhe tek zgjedhjet e pjesshme lokale teksa ka dhënë edhe porositë e fundit.

Rama shprehet se kjo pjesë do të trajtohet me shumë seriozitet por pa lënë asgjë pas. Ndërsa shtoi se duhet sa më pak politikë në këto zgjedhje ndersa kandidatet të merren me problemet e njerëzve

“Ndërkohë një objektiv i ri është shfaqur papritur para nesh, zgjedhjet e pjesshme lokale. Sigurisht që do ta përmbushim me seriozitet pjesën tonë që në 6 njësi vendore të zgjidhen kandidatët e partisë, por nuk do të lëmë pas dore asnjë gjë tjetër, pa humbur fokusin tek Këshillimi Kombëtar.

Mesazhet tona duhet të jenë thuajse tërësisht të lidhura me hallet. Sa më pak politikë në këto zgjedhje.

Politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është e qartë për të gjithë.

Nga njëra anë ne, nga ana tjetër kundërshtarët. 6 sheshe, 12 përsheshe. Varet si do të rreshtohen”- u shpreh Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit