Zgjedhjet parlamentare, Presidenti Meta kërkon konsultime me partitë politike. Fton në takim Ramën e Bashën

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkon konsultime me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Përmes një letre që mban firmën e drejtorit të kabinetit, Arben Cici, Presidenti Meta fton në takim krerët e dy partive kryesore në vend.

“Presidenti i Republikes, fton ne takim ditën e premte, dt 04.09.2020, ora 11:00 pranë institucionit të Presidentit të Republikës kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe/ apo persona të tjerë të autorizuar prej tij”- thuhet në letrën drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS- Taulant Balla.

https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/09/Konsultime-per-dt-e-zgjedhjeve-PS.pdf

Në takim për t’u konsultuar mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Presidneti Meta fton dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Presidenti i Republikës, fton në takim ditën e premte, dt 04.09.2020, ora 12:00, pranë institucionit të Presidentit të Republikës, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe/ apo persona të tjerë të autorizuar prej tij”- thuhet në letrën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/09/Konsultime-per-dt-e-zgjedhjeve-PD-1.pdf

Në përfundim të shkresave drejtuar partive politike, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh besim në vlerësimin e këtij procesi të cilin e konsideron të rëndësishëm.

Sipas marrëveshjes së 5 qershorit, periudha e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme do të ndryshojë, dhe nuk do të jetë më në periudhën e verës, por një datë përgjatë periudhës kohore, 15 prill-15 maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit