Zgjedhjet për PE-në, përballë rrezikut të manipulimit

Mos i humb

Qeveritë europiane nuk mund t’i trajtojnë zgjedhjet europarlamentare të vitit të ardhshëm si një proces normal. Kjo, falë rrezikut të manipulimit nga jashtë.

Skandali i keqpërdorimit të të dhënave të Facebookut nga “Cambridge Analytica” dhe provat në rritje për ndërhyrje të paligjshme në zgjedhje, janë cilësuar nga Komisioni Europian si një thirrje për zgjim, ndaj së cilës qeveritë kombëtare duhet të reagojnë.

Vera Jourova, Komisionerja për Drejtësinë, tha në Parlamentin Europian se një garë armatimi digjital është ndezur dhe se ajo mund të përbëjë një rrezik serioz për zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Komisioni u kërkon qeverive të BE-së të ngrenë një rrjet paneuropian për të monitoruar fushatat elektorale në mediet sociale dhe në pjesën tjetër të internetit.

Komisioni kërkon që vendet anëtare të punojnë së bashku, për të vendosur rregulla që do të menaxhojnë fushatën “online”. Lëvizja pason skandalin me të dhënat personale të Facebookut, që pranoi se të dhënat e 87 milionë përdoruesve mund të jenë keqpërdorur.

Jourova tha se skandali kishte dhënë një sinjal të qartë se periudhat zgjedhore janë veçanërisht vulnerabël ndaj keqinformimit e manipulimit nga interesa private e të huaja dhe se zgjedhjet europiane të majit të ardhshëm nuk janë imune ndaj kërcënimit.

Fushata për këto zgjedhje pritet të dominohet nga një përplasje mes atyre që promovojnë politikat nacionaliste dhe antiemigracion, si ato të Salvinit në Itali dhe Viktor Orbanit në Hungari, dhe atyre që mbështesin një agjendë proeuropiane, udhëhequr nga presidenti francez, Emmanuel Macron./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit