Zgjedhjet vendore, Paloka: Berisha në krye të grupit negociator me aleatët për caktimin e kandidatëve

Mos i humb

Pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit, Partia Demokratike njoftoi se nesër, 2 tetor, partia do të caktojë grupin negociator që do të angazhohet me negociatat me aleatët për të vendosur për evidentimin e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 2023-it.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, Berisha pritet të jetë në krye të grupit negociator me aleatët.

“Menjëherë, pas ditës së sotme, meqënëse ishte procesi i miratimit të rregullores, në një farë mënyre “pengesë” për këtë çështje, menjëherë pas kësaj do të fillojnë kontaktet me aleatët, me të cilët do të bashkërendohet edhe puna, edhe gjithçka tjetër.

Detajet se si do të veprohet në rastin që thoni ju, në rast se do të vendoset që aleatëve t’u lihet një zonë e lirë apo modalitetet e tjera, do të përcaktohet gjatë këtyre bisedimeve. Sot mbyllëm rregulloren; të gjitha këto do të përcaktohen në vazhdim.

Nga nesër e tutje do të përcaktohet edhe grupi negociator, por besoj se vetë Kryetari i PD-së do të jetë negociatori kryesor, pra z. Berisha”, tha Paloka.

Këshilli Kombëtar caktoi sot dhe rregulloren e primareve, ku të votojnë dhe simpatizantët. Nëse në garë do të hyjnë kryetarët e partive të degëve, atëherë kompetencat e tyre do të ushtrohen nga nënkryetari i degës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit