“Zgjedhorja”, Alibeaj i kthehet Çuçit: Kemi bërë propozimet tona prej 2 vitesh.

Mos i humb

Pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi për reformën zgjedhore, se opozita nuk do që të bashkëpunojë, vjen kundërpërgjigja nga Enkeljed Alibeaj.

Ai tha se PD ka bërë prej 2 vitesh propozimet e veta për reformën zgjedhore.

Ai tha se PS-ja nuk i do listat e hapura dhe që të lërë jashtë votimeve diasporën.

“Për ata që kanë humbur kujtesën, do të dua t’u bëj me dije se në dhjetor të 2022 është dorëzuar paketa e parë që adresonte kërkesat e ODHIR.

Por se ka pasur kush interesin për të drejtat e shqiptarëve.

Nuk kam ardhur për Pazar me ju. Pazarin gjejeni diku tjetër.

Ne kemi propozuar dy vite, ju nuk sollët asnjë projekt. Ju bëni ç’të doni, do e rrëzoni atë.

Do të mbani listat e mbyllura dhe do të përjashtoni diasporën.

Shqiptarët të na gjykojnë ne, me lista të hapura.

Sot ka një marrëveshje të rreme, pasi ka disa arsye; frika nga drejtësia. Faleminderit zonjë, e pe që nuk ndeza flakadanë apo jo!”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit