Zhupa: Ansjë marifet nuk i shpëton nga antikushtetueshmëria

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat u shpreh se asnjë marifetë i qeverisë apo kompanisë koncesionare në parkun e Butrintit nuk do t’i shpëtojë nga antikushtetutshmëria.

Përmes një deklarate për mediat, Zhupa thekson se “gjatë gjykimit kushtetues, si deputete e Partisë Demokratike, unë kam kërkuar të marr të gjitha komunikimet me UNESCO të qeverisë shqiptare. Butrinti është pasuri botërore UNESCO dhe njoftimi dhe rekomandimet e tyre janë detyra shtetërore. Për të treguar mungesën e seriozitetit të Këshillit të Ministrave, dhe gjendjen katastrofale me të cilën punojnë sot, do kërkoj vëmendjen e publikut për një nga “dokumentat” e sjella nga Këshilli i Ministrave”, vijon ajo.

“Është pikërisht kjo, një copë letër me shkrim dore, pa firmë, pa vulë, pa protokoll, pa datë, siç mund ta shikoni. Kjo copë letër i sillet Gjykatës Kushtetuese, nivelit gjyqësor më të lartë në Republikën e Shqipërisë dhe shkruan: “Kërkesa mbi komente për draft ligjin është bërë me e-mail. Ky e-mail nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive të punonjësve pas largimeve nga puna”.

Kjo copë letër, që si duket është sjellë nga pakujdesia prej Këshillit të Ministrave ose nga çmenduria e një administratë që nuk kupton rëndësinë e procesit kushtetues, nuk kupton rëndësinë e Unesco-s, rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe rëndësinë e palëve si Presidenti, Deputetët, KLSH, Avokat i Popullit”, evidenton Zhupa.

Sipas saj, “kjo copë letër “zyrtare” tregon mungesën e seriozitetit të sistemit qeverisës së shtetit, trajtimin aspak profesional të komunikimeve shtetërore zyrtare me organizmat ndërkombëtarë, por dhe humbjen e dokumentave zyrtare, mospasjen e informacioneve të sakta nga UNESCO”.

“Nga ana tjetër një përpjekje më shumë për të fshehur informacion. Kjo sepse edhe sikur llogaritë e e-mailit të personave, ish funksionarë publikë të larguar, të jenë mbyllur, sërish përmbajtja e tyre mund të gjenerohet nga sistemi gov.al që administrohet, ruhet nga AKSHI. Janë dhënë miliona euro për qeverisjen dhe sistemet elektronike që në fund të humbnim komunikimet zyrtare me UNESCO?!”, vijon Zhupa.

“Një meme e gatshme e mënyrës si funksionon qeveria shqiptare, dhe një rrethanë aspak e këndshme, del në pah përpara Gjykatës Kushtetuese dhe opinionit publik mangësitë që kemi nga informacionet e paraqitura nga qeveria në lidhje me gjithë praktikën e ndjekur për të dhënë me koncesion Butrintit për 10 vjet. Për Butrintin po fshihet e vërteta sepse çdo gjë është kundër atyre që e kanë dhënë dhe atyre që e kanë marrë. Si bashkëpunëtore në krim qeveria nuk sjell dokumentat zyrtare, kurse AADF nuk vjen si palë në procesin gjyqësor. Por tē jenë të sigurt që çdo marifet nuk i shpëton dot nga anti-kushtetueshmëria”, nënvizoi Zhupa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit