Zhupa për ngjarjen në Potam: Duhet të kishte dhënë dorëheqjen!

Mos i humb

Në interpelancën me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja Ina Zhupa u shpreh se ministrja Kumbaro duhet të mbajë përgjegjësi direkte për keqmenaxhimin e plazheve.

Zhupa solli në vëmendjen ngjarjen e rëndë në Potam të Himarës, ku u vra 7-vjeçarja nga një skaf i drejtuar nga polici Arjan Tase, tha se në një shtet tjetër ministrja do të kishe dhënë dorëheqjen.

“Kumbaro sot ka zgjedhur të vijë e maskuar siç bënte inspektimet në plazhe dhe mund ta dallojmë e të kemi komunikim të qartë me të. Vendi ynë është i bekuar nga natyra, por i mallkuar nga qeveria. të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë, në Potam, a kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro.

Në një shtet tjetër Mirela do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja në funksionet e saj është përgjegjëse për dhënien e licencave, për distancën e stacioneve nga plazhistët, për rrethimin e perimetrave përkatëse. Nëse këto do të ishin kryer, a mendoni se do të kishim atë tragjedi.

Ministrja shkonte në Durrës natën për të inspektuar plehrat, ndërkohë ditën lëngonte nga plehrat, ndërsa 420 mln euro harxhohen për inceneratorë që nuk djegin”, tha ajo.

Nga ana e saj ministrja e Turizmit, tha se Shqipëria është një destinacion i sugjeruar edhe nga media zvicerane.

“Sivjet vlerësohet rikthimi i turistëve, italianë, anglezë , norvegjezë, suedezë, por edhe turistë nga europa qendrore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit