Zhupa shpërthen ndaj Spiropalit: Jep dorëheqje bashkë me Bushkën

Mos i humb

Deputetja e PD Ina Zhupa, në fjalën e saj në parlament tha se diktatura mund të jetë ëndrra e maxhorancës.

Zhupa iu drejtua Spiropalit se ajo dhe Bushka duhet të japin dorëheqjen, pasi vendimi i tyre për përjashtimin e deputetëve të opozitës rezultoi antikushtetues. Më tej, Zhupa deklaroi se maxhoranca mund ta ëndrrojë diktaturën, por se opozita nuk do ta lejojë atë.

Ina Zhupa: Zonja Spiropali, keni shkelur ligjin dhe rregulloren. E keni kthyer parlamentin në seksion të PS-së, duke përjashtuar pa të drejtë deputetët e opozitës. Jeni krejtësisht false. Kush jeni ju që të vendosni se çfarë bëjmë ne.
Diktatura mund të jetë ëndrra juaj, por ne jemi këtu që ajo ëndërr e juaja mos të realizohet. Ju Spiropali dhe Bushka duhet të jepni dorëheqjen me turp, keni shkelur Kushtetutën. Këtu ka vetëm vjedhje, shkelje e manipulim.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit