“Kina mbështet të drejtat legjitime kombëtare të popullit palestinez. Gaza është e palestinezëve, një pjesë integrale e territorit palestinez jo një mjet politik pazaresh, as objektivi i një ligji të xhunglës”,deklaroi zëdhënësi i ministrisë Guo Jiakun në një konferencë  për shtyp.

Lufta në Gaza u shkaktua nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe më shumë se 250 u morën peng sipas të dhënave izraelite.

Që atëherë sulmi ushtarak i Izraelit  ka vrarë më shumë se 47,000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës dhe ka provokuar akuza për gjenocid dhe krime lufte që Izraeli i mohon.

Trump propozoi të martën marrjen e Gazës nga SHBA, pasi më herët sugjeroi që palestinezët  të zhvendoseshin përgjithmonë.

Komentet e mëparshme të presidentit republikan se palestinezët duhet të lëvizin në Egjipt dhe Jordani, u refuzuan publikisht nga udhëheqësit palestinezë dhe arabë.

Udhëheqës të tjerë botërorë thanë gjithashtu se mbështesin të ashtuquajturën zgjidhje me dy shtete, e cila parashikon shtetet izraelite dhe palestineze krah njëri-tjetrit.

Kina është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të marrë zgjidhjen me dy shtete si rrugëdalje themelore, dhe për të nxitur një zgjidhje të hershme për të drejtën politike.