“Zhvillimet që ndodhin në Xinjiang janë diçka afër gjenocidit”

Mos i humb

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien i cilësoi si “diçka afër gjenocidit” praktikat dhe politikat e Kinës ndaj turqve ujgurë dhe pakicës tjetër muslimane në Xinjiang.

O’Brien lidhur me politikat e Kinës ndaj turqve ujgurë në një panel on-line të zhvilluar nga instituti Aspen deklaroi se “Zhvillimet që po ndodhin sot në Xinjiang nëse nuk janë gjenocid, janë diçka afër asaj”.

Duke përmendur se Kina ua qethë me forcë flokët grave në rajonin Xinjiang dhe flokët e tyre i dërgon në SHBA, O’Brien tha se “Kinezët me kuptimin e plotë të fjalës ua qethin flokët grave të Xinjiangut dhe i dërgojnë ato si një produkt në SHBA”.

Në muajin qershor njësia e mbrojtes kufitare dhe doganore të SHBA-së konfiskoi një anije e cila ishte nisur nga rajoni Xinjiang i Kinës ndërsa në anije u konfiskuan shumë produkte të bëra nga flokët e njerëzve.

Shkeljet e Kinës në vitet e fundit ndaj indentiteteve dhe kulturave të ujgurëve nëpërmjet kampeve që operojnë nën emërtimin “qendra arsimore” në rajonin autonom ujgur Xinjiang ku jetojnë turqit ujgurë, kritikohen nga opinioni ndërkombëtar.

OKB-ja dhe organizatat tjera ndërkombëtare kanë përsëritur thirrjet e tyre që kampet të hapen për vëzhgime ndërkohë që Kina deri më tani ka lejuar një numër të vogël të diplomatëve dhe gazetarëve të huaj të shohin pjesërisht disa kampe të caktuara nga vetë ajo.

Autoritetet kineze refuzojnë kërkesën e zyrtarëve të OKB-së për të vëzhguar lirisht në rajon me qëllim për të marrë informacione të drejtpërdrejta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit