Zhvillohet konferenca e tretë: “Roli i imamëve në shoqërinë moderne”

Mos i humb

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi konferencën e tretë me temë “Roli i imamëve në shoqërinë moderne”.

Konferenca mblodhi së bashku akademikë, teologë, studiues dhe ekspertë të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Gjermania, Jordania, Zvicra, etj., të cilët ndanë me të pranishmit eksperienca dhe përfundime kërkimore.

Konferenca u hap me këndimin e ajeteve Kur’anore nga studenti i Shkencave Islame, Abdullah Ziba.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj tha se përpjekjet që bëhen nga liderët fetar për të zvogëluar hendekun dhe keqinterpretimet, i shtojnë edhe më shumë rëndësinë e aktivitetit ndërgjegjësues, çka tregon impaktin e madh që kanë këto figura në komunitet.

Me tej z. Bruçaj shtoi se: “Organizimi i takimeve, konferencave, seminarëve, dhe trajnimeve të kuadrove fetarë padyshim që do të japë rezultate pozitive në të kuptuarit më mirë të vlerave islame dhe mënyrës së jetuarit. Besoj sinqerishit se kjo është edhe një nga sfidat kryesore të myslimanëve në ditët e sotme. Ne këtë këndvështrim, roli i imamëve, i prijësve shpirtëror të shoqerisë myslimane ka një rëndësi jetike, sidomos kur në kohet e sotme ekziston nje kakafoni e informacioneve fetare, ku njerëz të ndryshëm të papërgjegjshëm, duke shfrytëzuar mediat konvencionale apo mjetet e reja të komunikimit, flasin lehtësisht dhe në mënyrë abuzive në emër të Islamit”.

Ndërsa rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana u uroi mirëseardhjen dhe theksoi kontributin e KMSH-së në edukimin dhe arsimimin e brezave.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, pas rënies së komunizmit ka arritur me sukses të realizojë shumë pjesë të misionit të tij, dhe patjetër, njëri nga ato aktivitete që ka spikatur janë ato, lidhur me edukimin dhe arsimimin, jo vetëm të brezit të ri të vendit tonë, por edhe më gjerë. Këtu mund të përmendim qindra e ndoshta mijëra studentë të cilët, nëpërmjet KMSH-së kanë përfituar bursa të studiojnë në vende të ndryshme të botës. Shumë prej tyre tashmë janë kthyer dhe po i shërbejnë shoqërisë dhe vendit tonë, si mësues, inxhinierë, mjekë, imamë, juristë, ekonomistë etj.,”.

Paneli i moderuar nga nwnkryetari i KMSH-sw, z. Bujar Spahiu ishte i pwrbwrw nga Drejtori i Institutit për Përgatitjen e imamëve “Mbreti Abdullah i Dytë”, Dr. Reshad el-Kejlani , Imami i Xhamisë së Shqiptarëve në Hamburg (Gjermani), Zulhajrat Fejzullahi, Kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Hoxhë Hafiz Mehas Alija, dhe pedagogu nga Kolegji Universitar Bedër, Dr. Xhemal Safarti.

Në konferencën e zhvilluar në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të kryesisë së KMSH-së, studiues, myftinj dhe imamë nga e gjithë Shqipëria./KMSH/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit