Zjarr i madh në spital, alarmohen autoritetet gjermane, 1 i vdekur dhe 72 të plagosur

Mos i humb

Një pacient 77-vjeçar humbi jetën dhe 72 të tjerë u plagosën gjatë një zjarri, i cili përfshiu spitalin e Duseldorfit. Mediat vendase raportojnë se 11 prej tyre janë lënduar rëndë, ndërsa shtatë të tjerë po luftojnë për jetën.

Shkaku i zjarrit që shpërtheu në Spitalin Marien në rrethin Pempelfort të qytetit është i paqartë, ndërsa fillimisht flakët ranë në katin e dytë në dhomën e pacientit që humbi jetën. Nga dhoma, tymi u përhap në pesë katet e spitalit.

Disa persona të dëmtuar rëndë u trajtuan në parkingun e klinikës. Në total prej 19 personash u dërguan në spitale të tjera, ndërsa një pacient u dërgua me helikopter në një klinikë në Aachen, raporton “The Local”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit