Zjarr masiv në Devoll, bashkia kërkon ndihmën e Emergjencave Civile: Na sillni helikopter, e pamundur të ndërhyhet nga toka

Mos i humb

Disa vatra zjarri janë raportuar ditën e sotme në Shqipëri, ndërsa e fundit është raportuar në Dropull.

Deri tani janë djegur 5 ha pyll drurë të rrallë të llojit Prall dhe 10 ha kullota

Raportohet se zjarri është duke marrë përmasa edhe më të mëdha.

Në vendngjarje janë 40 forca zjarrëfikëse dhe efektivë nga Bashkia e Dropullit.

Shefi i zjarrëfikësve të Dropullit Alqi Kosta, është shprehur, se ka kërkuar ndihmë nga zjarrëfikesit e Libohovës dhe Gjirokastrës.

Ndërkaq kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, ka kërkuar me urgjencë nga Emergjencat Civile në Tiranë, helikopter për shuarjen e zjarrit masiv pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit