Zjarr në Kili, evakuohen qindra persona dhe digjen 100 shtëpi

Mos i humb

Të paktën 100 shtëpi u shkatërruan ndërsa qindra persona u evakuuan për shkak të zjarrit pyjor në ishullin kilian Chiloe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra Kombëtare e Emergjencave (ONEMI) ka lëshuar një alarm “të kuq” për një zjarr në pyll që shpërtheu të enjten në qytetin e Castro-s, i cili deri më tani ka shkatërruar një sipërfaqe prej 3.8 hektarësh.

Mësohet se nga zjarri janë përfshirë rreth 400 persona ndërsa të paktën 340 të tjerë janë evakuuar. 100 shtëpi u dogjën, të paktën katër persona u plagosën, përfshirë dy zjarrfikës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit