Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 në Iran janë regjistruar 79 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.971 raste të reja me COVID-19 ku 493 prej tyre janë shtruar në spital.
Numri i përgjithshëm rasteve me COVID-19 është rritur në 6.150.843 ndërsa numri i viktimave në 130.603
Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv aktualisht është 3.154.
Deri më tani, 58.543.424 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 49.045.408 dozën e dytë ndërsa 2.098.574 tjerë edhe dozën e tretë.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit deri më tani në Iran janë aplikuar 109.687.406 doza të vaksinave kundër COVID-19.
– Në vend mbërritën vaksinat e porositura nga Gjermania dhe Holanda
Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, në vend kanë mbërritur 1.218.000 doza të vaksinës AstraZeneca të porositura nga Gjermania dhe Holanda.
Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit sasia e vaksinave të importuara në vend ka kaluar mbi 150 milionë doza.


