Zjarr në një fabrikë kimikatesh në Francë

Mos i humb

Paris

Një fabrikë kimikatesh në Francë është përfshirë nga zjarri ndërsa autoritetet kanë mbyllur shkollat në 11 qytete përreth duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda

Administrata për rajonin Seine-Maritime u kërkoi qytetarëve të shmangin udhëtimet në zonën pasi sot herët bëri alarmi i zjarrit në fabrikën Lubrizol në Rouen. Ministria e Brendshme në Twitter shkroi se shkollat dhe çerdhet në këtë zonë janë mbyllur dhe banorët në shtëpitë e pleqve janë duke u mbyllur.

Pamjet e transmetuara nga televizioni BFM tregojnë një tym të zi dhe flakë mbi fabrikë. Sirenat po bien pa pushim.

Shkaqet e zjarrit ende janë duke u hetuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit