![]()
Katër punonjës të huaj e kanë humbur jetën sot nga zjarri që shpërtheu në një fabrikë në Stamboll.
Siç njoftuan autoritetet e Stambollit në një deklaratë zjarri ka shpërthyer në një fabrikë që prodhon produkte tekstili dhe materiale plastike në qarkun Büyükçekmece të provincës së Stambollit.
Dy të plagosur të huaj dhe katër zjarrfikës u dërguan në spital, thuhet në njoftim.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit janë ende në vijim.


