Zjarr në një minierë në Rusi, nëntë të vdekur

Mos i humb

Zjarri i cili shpërtheu në një minierë në rajonin Perm të Rusisë, ka lënë të vdekur nëntë minatorë.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS, shkruan se dje ka ndodhur një shpërthim në minierën e kaliumit në Solikamsk, ku ndodheshin 17 minatorë. Tetë punëtorë u shpëtuan, ndërsa nëntë mbetën të bllokuar nga shkaku i tymit të dendur.

Gjatë operacioneve të shpëtimit thuhet më tej, u gjetën nëntë trupa të pajetë, ndërsa për arsyet e vdekjes, thuhet se ka qenë asfiksimi.

Aktualisht është në rrjedhë e sipër një hetim i prokurorisë kundër administrimit së minierës.

Rreth rastit janë informuar edhe zyrtarët më të lartë të shtetit rus.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit