Zjarr në spital, 41 viktima në Kore

Mos i humb

Të paktën 41 persona vdiqën dhe më shumë se 70 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri në një spital në Korenë e Jugut.

Autoritetet thanë se zjarri nisi në sallën e urgjencës në spitalin Sejong në qytetin jugor të Miryangut. Rreth 200 pacientë gjendeshin në spital në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Policia lokale bëri me dije se ky është zjarri më vdekjeprurës i dekadës së fundit në Korenë e Jugut dhe pritet që bilanci makabër të rritet pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Shërbimi i zjarrfikësve lajmëroi se viktimat humbën jetën për shkak të tymit të dendur.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe hetimet kanë nisur për ta zbuluar. Autoritetet lokale thanë se nuk përjashtojnë një defekt të rrjetit elektrik, megjithëse kjo duket disi e vështirë për një ndërtesë vetëm 10 vjeçare.

Sidoqoftë, zjarret në Korenë e Jugut janë shndërruar në një fenomen shqetësues. vetëm muajin e shkuar, 29 persona u vranë si pasojë e një zjarri në një palestër publike në qytetin Jecheon./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit