Zjarret në Greqi, Mitsotakis kërkon falje: Bëmë sa mundëm, por në shumë raste nuk ishte mjaftueshëm

Mos i humb

Teksa beteja me zjarret vazhdon, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me një mesazh televiziv drejtuar qytetarëve ka kërkuar falje për dëshimin në menaxhimin e zjarreve në të gjithë vendin.

Prej ditësh qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët të cilat detyruan mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Unë jam i pari që kërkoj falje për çdo dobësi. E kuptoj plotësisht dhimbjen e bashkëqytetarëve tanë që panë shtëpitë ose pronat e tyre të digjeshin. Është e qartë se kriza klimatike po prek të gjithë planetin. Me zjarre që zgjasin me ditë. Ky është shpjegimi, por jo justifikim, apo alibi. Ne mund të kemi bërë gjithçka që ishte e mundur nga ana njerëzore, por në shumë raste kjo nuk dukej të ishte e mjaftueshme në betejën e pabarabartë me natyrën”, tha Mitsotakis.

Tymi i dendur ka mbuluar të gjithë ishullin e Evias në veri lindje të Athinës, teksa dhjetra shtëpi dhe hektarë toke pyje janë djegur.

Qindra banorë janë urdhëruar që të largohen nga ishulli, mirëpo disa prej tyre nuk pranuan të evakuohen pasi nuk mund të brakstistin shtëpitë e tyre.

Zemërimi i qytetarëve është rritur për shkak të përgjigjes së vonuar të qeverisë, përfshirë dhe mungesën e avionëve ujëhedhës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit