Zjarret në Greqi, vdes edhe një tjetër shqiptar

Mos i humb

Ka ndërruar jetë në spital një tjetër shtetas shqiptar pasi mbeti i lënduar nga zjarri në Athinë. Ambasada shqiptare në Athinë ka konfirmuar se Viktor Seko, nga Narta. Shtetasi shqiptar që ndërroi jetë ditën e sotme bëhet viktima i 87 i konfirmuar i vdekur deri tani, ndërsa është i dyti shqiptar.

Në morgun e Athinës, është në përfundim procesi i dhënies së kampioneve të ADN-së, ndërsa ekspertët thonë se deri pasditen e së shtunës do të kenë mbaruar identifikimin e një pjese të mirë të 86 trupave të gjetur.

Problem mbeten mbetjet mortore, pasi shumë pjesë trupash janë gjetur të shpërndara në zonë si edhe trupat e karbonizuar, mbi të cilët është e vështirë të kryhen analiza.Autoritetet greke, deklaruan se pas identifikimit të viktimave, familjarët mund t’i tërheqin trupat për të organizuar varrimet që do të paguhen nga shteti.

Disa prej viktimave sot e kanë ndërkohë një emër. Shefi i kuzhinës, Panos Kokinidis mësohet të ketë humbur jetën së bashku me të shoqen dhe dy fëmijët. Një njeri i rrallë me vlera te larta morale, siç thonë ata qe e njihnin.

Shtetasi irlandez Brian O’Callaghan-Westropp, një xhentëllmen i vërtetë sipas miqve te tij, ishte duke festuar muajin e mjaltit. Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu vdekjen e një turisti belg 63 vjeçar, Dirk Bonte, djali 13 vjeçar i të cilit arriti të shpëtojë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit