Apostolova për vdekjen e Demaçit: Humbje e madhe për Kosovën

Mos i humb

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarit të shquar Adem Demaçit. Vdekja e tij është humbje e madhe për Kosovën, shkruan Apostolova.

“Ngushëllimet e mia për familjen e Adem Demaçit, aktivistit të drejtave të njeriut, fituesit të çmimit Saharov, vdekja e të cilit është humbje e madhe për Kosovën”, ka shkruar Apostolova.

Adem Demaçi ka ndërruar jetë dje në moshën 82-vjeçare. Ai cilësohet simbol i rezistencës kombëtare, atë e quajnë edhe Mandela i Evropës.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime figura të panumërta publike. Shteti do të jetë në tri ditë zie./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit