Zjarret në Kaliforni: 31 të vdekur, më shumë se 250,000 të evakuuar

Mos i humb

Numri i viktimave nga zjarret e llahtarshme në shkoi në 31 sosh.

Zyrtarët thanë se disa nga trupat u gjetën të shkrumbuar në shtëpitë e tyre të djegura dhe një person u gjet brenda një makine. Një Sherif i zonës, Kory Honea, tha gjithashtu se 228 njerëz rezultojnë të zhdukur dhe janë në kërkim.

Më shumë se 250,000 njerëz morën një urdhër për evakuim nga shtëpitë në një rajon të madh pranë Sacramento, kryeqyteti i atij vendi në perëndim të Shteteve të Bashkuara dhe në Malibu. Rreth 6,700 shtëpi u shkatërruan.

Zjarri quhet “Camp Fire” dhe konsiderohet si një nga më shkatërruesit në historinë e vendit, shkruan CNN. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit