Zjarri në Karaburun, ministri Peleshi: Trupat e batalionit të Poshnjes dhe detarët e Pashalimanit janë angazhuar që prej orëve të para

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaron se trupat ushtarake janë përfshirë në operacionet për shuarjen e zjarreve në Karaburun dhe Kreshpan të Fierit. Ai shkruan në “Facebook”, ku dhe publikon pamje nga puna e forcave ushtarake se ato janë angazhuar që prej orëve të para të ditës dhe janë të gatshëm 24 orë në 7 ditë të javës.

“Që prej orëve të para të ditës trupat e batalionit të Poshnjes dhe detarët e Pashalimanit janë angazhuar për fikjen e zjarrit në zonën e Karaburunit, duke sfiduar terrenin dhe temperaturat ekstreme.

Gjithashtu, trupat e batalionit të III të këmbësorisë prej disa ditësh i janë bashkuar përpjekjeve të strukturave lokale për shuarjen e zjarrit në pyllin e Kreshpanit në Cakran të Fierit. #tegatshem24/7”, shkruan Peleshi.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit