Zjarri në Leskovik: Ish-zëvendës ministri Gajo u denoncua nga i dëmtuari, u dogjën 2.5 hektarë vreshta

Mos i humb

Një zjarrvënie që duket se ka filluar nga papërgjegjshmëria e që përfundoi me arrestimin e autorit, i cili është ish-zëvendës ministri i Integrimit Albert Gajo.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ku një zjarr masiv përfshiu vreshtat.

Sipërfaqja e djegur llogaritet në 3.5 ha, 2.5 ha me vreshta.

“Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse bëri të mundur shuarjen e zjarrit ditën e djeshme teksa sot u arrestua dhe autori i zjarrvënies, që është një emër i njohur.

Ka qenë shtetasi i dëmtuar që e ka denoncuar ish-zëvendës ministrin.

Mësohet se mes tij dhe Gajos ka pasur konflikte me sa duket për shkak të vreshtave, pasi dhe ish-zëvendës ministri merret me vreshtari”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit