Zjarri në spitalin e Tetovës/ Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.

Kujtojmë se para dy ditësh në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtuar me Covid në spitalin modular të Tetovës, si shkak i rënies së zjarrit në objekt.

Deri më tani, për këtë, nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit