Vdes një person në Prishtinë pasi hidhet nga kati i 12-të i ndërtesës

Mos i humb

Një person është hedhur nga kati i 12-të i një ndërtese në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orë 03:00 të mesnatës, ndërsa Policia e ka vlerësuar si vdekje të dyshimtë.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit