Zjarri përfshin një bllok banesash në Londër (Video)

Mos i humb

Një numër i zjarrfikësve është dashur të përballeshin me një flakë të madhe, pasi një zjarr kishte përfshirë një bllok ndërtesash katërkatëshe në jug-perëndim të Londrës, në orët e para të ditës së hënë.

Sipas mediave britanike, gjithsej pajisje të zjarrfikësve dhe rreth 125 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje, në Sherbrooke Way, Park Worcester, pasi shpërtheu zjarri dhe u përhap shpejt.

Megjithatë, për fat të mirë, Shërbimi i Ambulancës në Londër më vonë tha se nuk kishte të raportuar për të lënduar.

Menaxheri i stacionit në Brigadën e Zjarrit në Londër, Graham Adams tha: “Ky është një zjarr sfidues dhe zjarrfikësit po punojnë shumë për ta sjellë zjarrin nën kontroll. Zjarrfikësit do të qëndrojnë atje për disa orë dhe ne do t’i nxisnin njerëzit që të shmangin zonën nëse është e mundur”, shkruan telegraf. Shërbimi i zjarrfikësve ka thënë se kishin marrë 29 thirrje telefonike në lidhje me zjarrin, shkaku i të cilit ende nuk dihet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit