Zjarri te Covid 3, Manastirliu: Të gjithë pacientët janë mirë, po hetohen pistat

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka qenë sot në ambientet e spitalit Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare në kryeqytet, të cilat u përfshinë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune.

Para mediave Manastirliu tha se zjarri nuk ka rënë në asnjë nga repartet ku ofrohet shërbim ndaj pacientëve, por ka rënë në zonën jeshile, tek ish-reparti i kirurgjisë, e cila është një strukturë mbështetëse.

“Është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, aty ku janë shërbimet mbështetëse, nuk është e lidhur me 3 pavionet e spitalit Covid-3.

Dua të siguroj që janë të gjithë shëndosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavioneve, pra në këtë zonë të strukturës së ish-Kirurgjive, ku nuk ofrohet shërbim.

Masat janë marrë në kohë dhe situata është në kontroll. Incidenti ka ndodhur paraditen e sotme, në një dhomë të ambienteve mbështetëse në koridorin hyrës, në mjediset pranë spitalit Covid-3.

Stafi mbështetës e ka identifikuar menjëherë dhe gjithçka është shuar në pak kohë.

Aktualisht po vlerësohet shkaku i kësaj ngjarje nga organet përkatëse, por puna në spital nuk është cënuar dhe nuk ka patur asnjë rrezikshmëri për personelin dhe pacientët”, tha Manastirliu.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit