Zv.ministri Koci i pakënaqur me Ligjin për Pagat, fton kolegët e tij për marsh

Mos i humb

Zv/ministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, fton të gjithë zv.ministrat e tjerë që të solidarizohen me grevistët.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ftuar kolegët e tij që nesër me fillim nga ora 12 të marshojnë në sheshin “Nënë Tereza”, siç tha ai, në shenjë pakënaqësi me Ligjin për Pagat.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kocit:

Ftoj gjithë zëvendësministrat (nuk jemi pak!), që nesër prej orë 12 të marshojmë në sheshin Nëna Terezë, në shenjë pakënaqësie me Ligjin për pagat dhe solidarizim me gjithë grevistët!

Nuk di pse po heshtin punëtorët e Ndërmarrjeve Publike dhe ata të Rregullatorëve ekonomik, që i kanë futë në një thes me shërbyesit civil!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit