Zvicër, Kryeministri Rama merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025 në Davos

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botërorë 2025 në Davos.

Bëhet e ditur se kreu i qeverisë, përgjatë tre ditëve në këtë Forum do të zhvillojë takime me homologë, liderë të biznesit si dhe personalitete të ndryshme. Rama do të jetë pjesëmarrës në disa tryeza si panelist në sesione të ndryshme.

Me misionin “Ne bashkojmë qeverinë, bizneset dhe shoqërinë civile për të përmirësuar gjendjen e botës.”, këtë vit Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.

Takimi i 55-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror mblidhet nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit