Zvicër: Shumë nga pacientët e rinj me Covid kanë prejardhje migrimi

Mos i humb

Pjesa më e madhe e pacientëve me Covid 19 të shtrirë në spitalet e Zvicrës kanë prejardhje migrimi. Shumë prej tyre janë me kualifikim të dobët, dobët të informuar dhe sapo janë kthyer nga pushimet verore nga vendi i tyre.

Kështu raporton “NZZ am Sonntag” duke cituar qarqet mjekësore dhe politike, shkruan blick.ch.

Lukas Engelberger, president i Drejtorive Kantonale Shëndetësore, shprehet: “Bazuar në atë që dëgjoj nga spitalet, ky është një problem”.

Nga frika e abuzimit politik apo korrektësisë së rreme, ngurrojnë të flitet rreth këtij problemi.

Shumë qartë kohëve të fundit për “Tages – Anzeiger” ka folur Hans Pargger, udhëheqës i repartit intensiv në spitalin universitar të Bazelit. Shumë pacientë u infektuan jashtë vendit. “Ne kemi një përqindje të lartë të pacientëve të infektuar me prejardhje migrimi. Disa nuk dëshirojnë të vaksinohen. Të tjerët nuk e morën parasysh që do duhej të ishin vaksinuar”.

Shumica e të sëmurëve me Covid kanë lidhje me vendet e Ballkanit

Jo të gjithë ata që janë kundër vaksinimit janë aktualisht të sëmurë rëndë me koronavirus. Edhe drejtori i Shëndetësisë në Thurgau, Urs Martin ka bërë të qartë gjatë një seance në parlamentin kantonal: “Shumica e të sëmurëve me Covid në spital kanë lidhje me vendet e Ballkanit. Me sa duket nuk kemi arritur të “komunikojmë me sukses” me këta persona në lidhje me vaksinimin”, transmeton albinfo.ch

Prandaj, fushata federale e vaksinimit deri më tani nuk ka arritur të këto grupe të popullsisë. Kantonet tani po i shtojnë përpjekjet e tyre për të depërtuar tek emigrantët përmes whatsapp, me fletushka, përmes shoqatave, qendrave të integrimit dhe ambasadave.

Engelberger dëshiron t’i propozojë një masë jopopullore qeverisë federale: “Ne duhet ta mendojmë seriozisht rivendosjen e karantinës gjatë hyrjeve shtetërore”.

Pengesat gjuhësore janë një arsye. Marius Brülhart, ekspert ekonomik në Task Forcën federale të koronës shkencore, gjithashtu dëshiron ta bëjë ekonominë përgjegjëse. “Një numër i konsiderueshëm i të pavaksinuarve duket se vijnë nga një mjedis i klasës punëtore me mungesë arsimi,” tha Brülhart.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit